Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bëri një tjetër provokim sot duke sulmuar jo vetëm Greqinë, por edhe aleatët e saj në BE lidhur me konfliktin me Athinën, ku në fund të vitit të kaluar ishin në prag të luftës.
Ai tha se pavarësisht se bënë cdo gjë, nuk arritën që të mposhtin Ankaranë.
“Ata që nuk mundën ta përkulnin Turqinë në Libi, Siri, Egje, Mesdheun lindor dhe së fundmi në Nago-Karabak, po përpiqen me metoda asimetrike dhe akuza të pabaza” tha ai.
“Mos harroni se asnjë nga sulmet që synojnë vendin tonë në vitet e fundit, veçanërisht në fushën e ekonomisë nuk janë aksidentale” tha presidenti turk në vijim të fjalës së tij. / db/Abcnews.al