Luftimet midis Izraelit dhe Palestinës vazhdojnë që nga data 10 Maj, duke rritur numrin e të plagosurve dhe viktimave. Të paktën 220 palestinezë, përfshirë 63 fëmijë, janë vrarë në Gaza. Rreth 1,500 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Kurse, në Izrael viktimat janë 12, duke përfshirë dy fëmijë, ndërsa të paktën 300 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Armëpushimi duket larg, pasi Izraeli dhe Gaza vijojnë sulmet me raketa. Ushtria izraelite ka hedhur 122 bomba në Gaza gjatë 25 minutave. Gjatë sulmeve ka mbetur i vrarë një gazetar, sipas agjencisë së lajmeve Wafa dhe agjencisë së lajmeve Shehab./abcnews.al
ارتقاء الصحفي في إذاعة صوت الأقصى يوسف أبو حسين جراء قصف منزله فجر اليوم بحي الشيخ رضوان #غزة_الآن #غزة_تحت_القصف #غزة_تقاوم #GazaUnderAttackk pic.twitter.com/rYl3kU4qtP
— وكالة شهاب للأنباء (@ShehabAgency) May 19, 2021

