Konflikti Izrael-Hamas, Kina bën thirrje për një konferencë paqeje për Gazën

schedule08:20 - 15 Janar, 2024

schedule 08:20 - 15 Janar, 2024

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi tha se lufta në Gaza vazhdon të përshkallëzohet dhe se Kina bën thirrje për një konferencë ndërkombëtare të paqes me ndikim të gjerë dhe një afat konkret për zbatimin e një zgjidhjeje me dy shtete. Këtë koment ai e bëri pas një takimi ministrin e Jashtëm egjiptian Sameh Shoukry në Kajro.

Wang zhvilloi bisedime edhe me sekretarin e Ligës Arabe si pjesë e misionit të tij në Egjipt, Tunizi, Togo dhe Bregun e Fildishtë. Pas bisedimeve me homologun e tij egjiptian, Wang tha se konflikti në Gaza po shkaktonte viktima masive civile, duke çuar në fatkeqësi të mëdha humanitare në enklavë.

Ai tha se infrastruktura e Rripit të Gazës është shkatërruar plotësisht, me miliona njerëz që luftojnë për të mbijetuar. Wang tha gjithashtu se komuniteti ndërkombëtar duhet të dëgjojë me kujdes shqetësimet e vendeve në rajon, “dhe se qeverisja e ardhshme e Gazës duhet të jetë një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes me dy shtete”.

Në bisedimet me Ahmed Aboul Gheit, sekretar i përgjithshëm i Ligës Arabe, të dy ranë dakord që komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë për të de-përshkallëzuar situatën dhe për të arritur një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur, sipas mediave shtetërore kineze.

“Vendet me ndikim, në veçanti, duhet të luajnë një rol objektiv, të paanshëm dhe konstruktiv në këtë drejtim,” thanë të dy, sipas një deklarate të përbashkët të raportuar të dielën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!