Konflikti i pashmangshëm, Erdogan: Macron ka nevojë për një kontroll mendor

schedule08:20 - 25 Tetor, 2020

schedule 08:20 - 25 Tetor, 2020

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Francës janë tensionuar shumë pas konflikteve Armeni-Azerbajxhan, Mesdheun Lindor, por edhe cështjes së Islamit. Replikat u intensifikuan, kur presidenti turk u shpreh se homologu i tij francez ka nevojë për kontroll mendor. Erdogan theksoi më tej se nëse Evropa nuk shërohet nga sëmundja e islamofobisë atëherë ajo do të shkatërrohet.

Macron ka nevojë për një trajtim mendor. Çfarë mund t‘i themi një kreu të shtetit përveçse të kontrollohet nga pikëpamja mendore, sepse ai nuk e kupton lirinë e besimin dhe sillet në këtë mënyrë për miliona anëtarë të besimit të ndryshëm që jetojnë në vendin e tij.

Evropa me frontin që ka hapur kundër myslimanëve po përgatit fundin e saj. Ata duhet të shpëtojnë sa më parë nga kjo sëmundje e islamofobisë brenda trupave të tyre. Në të kundërtën kjo sëmundje do të shkatërrojë nga brenda të gjithë Evropën, përfshirë nga Franca e deri tek Gjermania“ përfundoi ai./ db/Abcnews.al