Konflikti Armeni-Azerbajxhan, raportohen 40 viktima

schedule11:06 - 28 Shtator, 2020

schedule 11:06 - 28 Shtator, 2020

Përplasjet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për territorin e diskutueshëm të Nagorni-Karabakut kanë vazhduar edhe brenda natës. Lajmi u konfirmua nga ministria e mbrojtjes në Armeni, derisa autoritetet e Azerbajxhanit deklaruan se pala tjetër bombardoi qytetin e Terterit.

Tensionet midis dy republikave ish-sovjetike vijnë si për shkak të  konfliktit mbi territorin Nagorni-Karabaku, një zonë e cila gjendet në Azerbajxhan por është e populluar me shumicë armene. Autoritetet e Nagorni-Karabaut deklaruan të hënën se rreth 15 ushtarë vdiqën brenda natës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 40.

Zyrtarët deklaruan se një grua armene dhe një fëmijë u vranë, ndërsa Baku deklaroi se një familje azere prej pesë anëtarësh kishte vdekur si pasojë e bombardimit nga forcat armene.

“Jemi të lodhur nga kërcënimet e Azerbajxhanit, ne do të luftojmë deri në vdekje derisa të zgjidhet ky problem një herë e mirë”, tha Artak Bagdasaryan një 36 vjeçar, duke shtuar se ai do t’i bashkohej ushtrisë së Armenisë. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!