Konfliktet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme/ Shefi i OKB-së: Këshilli i Sigurimit i minuar nga mungesa e unitetit

schedule10:49 - 26 Shkurt, 2024

schedule 10:49 - 26 Shkurt, 2024

Shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres thotë se Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është minuar nga mungesa e unitet të anëtarëve të tij për konfliktet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.

Guterres kërkoi reforma serioze pas disa muajsh dështimesh për të miratuar rezoluta, shkruan Sky News.

“Mungesa e unitetit të Këshillit për pushtimin rus të Ukrainës, dhe për operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza pas sulmeve të tmerrshme terroriste nga Hamasi më 7 tetor, ka minuar rëndë – ndoshta fatalisht, autoritetin e tij”, deklaroi shefi i OKB-së.

“Këshilli ka nevojë për reforma serioze në përbërjen e tij dhe metodat e punës”, shtoi ai.

Fuqia e vetos është bërë një pikë e veçantë diskutimi kohët e fundit – me shumë komentues që thonë se ajo lejon linjat e gabimeve midis shteteve anëtare. 

Secili nga pesë anëtarët e përhershëm, Kina, SHBA, Britania e Madhe, Rusia dhe Franca mund të vërë veton ndaj çdo rezolute – ndryshe nga Asambleja e Përgjithshme më e gjerë, e cila kërkon vetëm një shumicë të thjeshtë për të miratuar një rezolutë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!