Konfliktet e armatosura/ 2023 shënon numrin më të madh që nga viti 1946

schedule14:00 - 10 Qershor, 2024

schedule 14:00 - 10 Qershor, 2024

Viti 2023 shënoi numrin më të madh të konflikteve në mbarë botën që nga viti 1946, ndërsa tre vitet e fundit ishin më të dhunshmet e tre dekadave të fundit, sipas një raporti të publikuar ditën e sotme.

Vitin e kaluar kishte 59 konflikte në mbarë botën, me pothuajse gjysmën (28) në Afrikë, sipas Institutit të Kërkimeve të Paqes në Oslo (Prio). Por numri i vendeve në konflikt shënoi rënie në vitin 2023, duke rënë në 34 nga 39 në 2022.

Gjithashtu, numri i njerëzve të vrarë në luftime u dyfishua në rreth 122,000, duke përfshirë më shumë se 71,000 në Ukrainë dhe rreth 23,000 në Gaza, bazuar në të dhënat e mbledhura nga Universiteti Suedez.

Rritja dramatike e numrit të viktimave është kryesisht për shkak të tre konflikteve: luftës civile në provincën Tigray të Etiopisë, pushtimit rus të Ukrainës dhe bombardimeve të Gazës.

Sipas Prio, rritja e numrit të konflikteve është pjesërisht për shkak të përhapjes së Shtetit Islamik në Azi, Afrikë dhe Lindjen e Mesme dhe përfshirjes së një numri në rritje të aktorëve joshtetërorë në konflikte, siç janë xhihadistët e JNIM, një degë e al-Kaedës në Mali.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!