“Konflikte, protesta dhe probleme”, lexuesja e letrave Tarot tregon si do të jetë viti 2023

schedule10:40 - 30 Dhjetor, 2022

schedule 10:40 - 30 Dhjetor, 2022

Lexuesja e letrave Tarot, Bora Jones, ka parashikuar se çfarë pritet të ndodhë në vitin 2023.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka thënë se 2023 do të jetë edhe më i vështirë dhe më kaotik se 2020.

Sipas Jones, do të krijohen probleme te çështjet e emigrimit, ku sa shumë njerëz do të lëvizin dhe disa shtete mund të mos jenë mikëpritëse ndaj emigrantëve.

“Energjia e vitit 2023 do të jetë e ngjashme me vitin 2020. Mund të jetë edhe më i vështirë. Po do të jetë energji që do të zgjasë deri në 2026. Në fakt, e gjithë kjo fazë jemi në një periudhë transformimi të shoqërisë njerëzore deri në 2030 dhe çdo vit do të sjellë situata të reja. Unë shikoj edhe te çështjet e emigrimit, ku do të ketë ndryshime. Shumë njerëz, shumë vende do të ketë ndryshime, ku shumë do të lëvizin, por ndryshe nga vitet e mëpërparshmet, këtë vit do të ketë probleme dhe disa shtete mund të mos jenë mikëpritëse ndaj emigrantëve dhe njerëzve që largohen sepse mund të ketë probleme, konflikte sidomos me bazë fetare, që lidhen me pronat, do të theksohen, do të dëgjojmë më shumë. Mund të dëgjojmë edhe më shumë protesta”, u shpreh ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!