Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Konflikt pronësie mes dy familjeve, plagosen dy persona në Has

schedule12:43 - 6 Maj, 2025

schedule 12:43 - 6 Maj, 2025

Dy familje janë konfliktuar në Has mesditën e sotme. Në fshatin Tpla, një shtetas me familjarët e tij është konfliktuar për motive pronësie me një shtetas tjetër dhe familjarët e tij. Për pasojë janë dëmtuar dhe po marrin mjekim në spitalin e Hasit një çit bashkëshortësh. Policia po vijon më tej me veprimet proceduriale lidhur me personat e përshirë.

“Në fshatin Tpla, dyshohet se janë konfliktuar për motive pronësie, shtetasi Rr. S. dhe familjarë të tij me shtetasin shtetasin A . J. dhe familjarë të tij.

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar shtetasi A. J. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja V. J., të cilën po marrin mjekim në spitalin e Hasit.



Shtetasit e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në Komisariat, për veprime procedurale.’

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!