Ish-luftëtari i arteve marciale Shamil Abdulmuslimov është ekzekutuar me armë zjarri nga dy persona në Khasavyurt të Dagestanit pas një konflikti për një parcelë toke.
Mediat e lokale bëjnë e dije se 25-vjeçari Abdulmuslimov, i cili ka regjistruar 11 fitore e 4 humbje në disiplina të ndryshme, është sulmuar pas një konflikti për motive pronësie me nga një baba dhe djali i tij.
Sipas informacioneve autori i dyshuar i kësaj ngjarje është identifikuar Murgamudin Muradisov dhe i biri i tij, të cilët u përfshinë në një përplasje të ashpër me ish-luftëtarin në një restorant publik.
Por Muradisov ishte kapur më pas në kamera që ishte kthyer i armatosur me një pushkë automatike Saiga-12, seri e Kalashnikov. Pasi përplas makinën e tij Murgamudin shihet që hyn i tërbuar në restorantin ku qëndron Abdulmuslimov dhe hap zjarr pa paralajmerim ndaj ish-sportistit, ndërsa më tej vazhdon duke goditur me qytën e armës shoqërues të tij.
Ndërkohë Muradisov nuk tenton të fshihet apo të largohet kur arrestohet nga policia në restorant, por nuk dihet nëse Abdulmuslimov, ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. /abcnews.al