Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një konflikti mes dy familjeve të ndodhur mbrëmjen e sotme në Ksamil të Sarandës.
Sipas burimeve për Abc News, dy familjet janë konfrontuar me thika dhe sende të forta për shkak të një konflikti të vjetër pronësie.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë së Sarandës dhe një grup i FNSH, të cilët kanë shoqëruar në Komisariatin e Sarandës 2 persona.
Ndërkohë që 3 të plagosurit Flamur Pollo, Ilia Lula dhe Petro Lula janë duke marrë mjekim në spitalin e Sarandës./abcnews.al
LEXO EDHE: Dy familjet në Ksamil u konfliktuan me thika për shezlonget e daljen në det