UEFA ka nisur hetimet pas raportimeve se punonjësit e sigurisë së stadiumit të Bakusë në Azerbajxhan, ku u zhvillua ndeshja çerekfinale mes Danimarkës dhe Çekisë konfiskuan një flamur të komunitetit LGBTQI+.
Momenti kur punëtorë të sigurisë në Stadiumin Olimpik të Bakusë iu afruan mbështetësve të Danimarkës, që kishin shpalosur këtë flamur dhe ua hoqën atë nga duart u filmua nga kamerat.
Nuk është hera e parë që kjo ndodh gjatë turneut, me mbështetësit e Holandës që kanë raportuar se u janë konfiskuar flamujt në një zonë tifozësh në Budapest në Hungari, qyteti mikpritës i humbjes së Holandës ndaj Çekisë. /abcnews.al