Laboratorët në Francë dhe Suedi kanë konfirmuar se lideri rus i opozitës Alexei Navalny u helmua nga agjenti nervor Novichok, i periudhës Sovjetike, sipas qeverisë gjermane.
Një laborator gjerman ka konfirmuar se ata kishin zbuluar një substancë të tillë në mostrat e marra, raporton euronews.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert tha se Organizata me bazë në Hagë për Ndalimin e Armëve Kimike ka marrë gjithashtu mostra dhe ka filluar testimin në laboratorët e saj.
“Pavarësisht nga ekzaminimet e vazhdueshme nga OPCW, tre laboratorë kanë konfirmuar në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri praninë e një agjenti nervor të grupit Novichok si shkakun e helmimit të Navalny,” tha Seibert në një deklaratë.
Ai tha se Gjermania kishte kërkuar nga Franca dhe Suedia për një “hetim të pavarur” rreth zbulimeve nga ana e qeverisë gjermane duke përdorur mostra të reja nga Navalny, transmeton abcnews.al
Navalny, kundërshtari i Presidentit rus Vladimir Putin, u dërgua në Gjermani dy ditë pasi u sëmur më 20 gusht gjatë një udhëtimi. Berlini ka kërkuar që Rusia të hetojë çështjen.
Seibert të hënën pranoi kërkesën e Gjermanisë që “Rusia duhet të japë shpjegime” për këtë çështje. Ai shtoi se “ne jemi duke u konsultuar me partnerët tanë europianë për hapa të mëtejshëm”.
Kremlini i është përgjigjur thirrjeve të kancelares Angela Merkel dhe liderëve të tjerë botërorë që Rusia duhet të marrë përgjegjësitë e veta për sa i përket ngjarjes,ndërkohë Rusia ka akuzuar Perëndimin se po përpiqet të njollosë Moskën, transmeton abcnews.al
Autoritetet ruse kanë nxitur Gjermanisë që të ndajë provat që e çuan atë të arrinte në përfundimin se Navalny u helmua me një agjent nervor Novichok, e njëjta që autoritetet britanike thanë se ishte përdorur për ish-spiunin rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij në Salisbury, në vitin 2018.
Navalny qëndroi në gjendje kome të induktuar për më shumë se një javë. Zyrtarët e spitalit deklaruan një javë më parë se gjendja e tij ishte përmirësuar.s.ba/abcnews.al