Konfirmohet revolucioni te Milani: Vjen Rangnick, “largohet” Maldini

schedule08:30 - 7 Korrik, 2020

schedule 08:30 - 7 Korrik, 2020

Milani i ri do të flasë gjermanisht. Ralf Rangnick do të ulet në stolin e kuqezinjve, duke zëvendësuar Stefano Piolin. Sky Sports raporton se akordi me “profesorin” gjerman është arritur dhe ai do të mbajë rolin e trajnerit dhe atë të drejtorit teknik.

Pioli, i cili zëvendësoi Giampaolon 9 tetorin e kaluar në pankinën e Milanit, do të largohet në fund të sezonit. CEO i klubit, Ivan Gazidis është takuar me Paolo Maldinin dhe i ka komunikuar legjendës kuqezi, aktualisht në rolin e drejtorit teknik, se marrëveshja me Rangnick është arritur.

 

Ralf Rangnick

Maldinit i është propozuar një post si ambasador i Milanit, detyrë që vështirë ta pranojë. Rezultatet e fundit kanë qenë pozitive për skuadrën italiane, që po lufton për t’u kualifikuar në Europa League për sezonin e ardhshëm, teksa sot do të masë forcat me Juventusin në “San Siro”, sfidë që nis në orën 21:45. /abcnews.al

 

Gazidis dhe Maldini