Konfirmohet rasti i parë i lisë së majmunëve te një grua në Portugali

schedule08:18 - 9 Korrik, 2022

schedule 08:18 - 9 Korrik, 2022

Autoritete shëndetësore portugeze kanë njoftuar rastin e parë të konfirmuar të lisë së majmunëve.

Bëhet fjalë për një grua. Njoftimi është bërë publik të premtes e 8 korrikut.

Deri ditën e djeshme Portugali kishte gjithsej 473 raste të lisë së majmunëve, të gjitha raste të regjistruara te meshkujt.

Lexo edhe: Frika nga lija e majmunëve, mbërrijnë në Shqipëri testet e para për diagnostikimin e rasteve

Shumica e infeksioneve u gjetën në Lisbonë dhe Luginën Tagus, sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësisë e Portugalisë (DGS).

Lija e majmunit është e zakonshme tek kafshët e egra siç janë brejtësit. Megjithatë, edhe njerëzit mund të infektohen me virusin.

Simptomat e lisë së majmunëve përfshijnë skuqje të lëkurës, ethe , dhimbje koke, dhimbje shpine, ënjtje dhe lodhje./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!