Tjetër konfirmim në lidhje me Ivan Perisic. Bayern Munchen është bindur për të blerë kartonin e lojtarit kroat. 31-vjeçari ka ardhur në formë huazimi nga Interi dhe do të vazhdojë aventurën bavareze.
Bild raporton se kampionët e Gjermanisë ia kanë bërë të qartë lojtarit ofensiv dhe agjentit të tij vendimin për ta blerë përfundimisht. Operacioni pritet të mbyllet për një shumë prej 15-20 milion eurosh.
Perisic nuk bën më pjesë në planet e Antonio Contes dhe dëshira e tij është të vijojë me Bayern Munchen. Diçka e tillë do të ndodhë dhe shumë shpejt do të vijë zyrtarizimi i akordit final. /abcnews.al