Mbrojtësi i Milanit, Pierre Kalulu, e mbylli duelin e djeshëm kundër Atalantës para kohe. 20-vjeçari doli nga fusha e lojës me barrelë në minutën e 56-të të takimit pasi pësoi një goditje në shpinë.
Ai u zëvendësua mënjëherë nga Mateo Musacchio, pasi e kishte të pamundur për të vazhduar ndeshjen. Sipas raportimit të “Calciomercato.com”, Kalulu pësoi një dëmtim në muskujt e barkut, por nuk do të qëndrojë jashtë fushave për shumë kohë.
Ndeshja e radhës për Milanin do të jetë ditën e martë kundër Interit, sfidë kjo e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Italisë. Kuqezinjve do t’u rikthehet në mbrojtje kapiten Romagnoli, i cili mungoi kundër bergamskëve sepse kishte plotësuar numrin e kartonëve. /abcnews.al