Nabil Fekir i surprizoi të gjithë me lëvizjen e kryer gjatë merkatos së verës që sapo lamë pas. Ylli i Lyon u transferua në La Ligan spanjolle dhe zgjodhi të vijojë karrierën me ekipin e Betis.
Akordi u gjet për shumën e 30 milionë eurove, ndërsa lojtari ofensiv firmosi një kontratë 4-vjeçare me një rrogë prej 7 milionë eurosh në sezon. Fekir ka shënuar dy gola me ekipin e ri deri tani.
Gjatë ndeshjes së fundit kundër Osasunës ai ndjeu shqetësime, që e detyruan të largohej nga loja në minutën e 73-të. Gjatë ditës së sotme ka ardhur edhe konfirmimi i klubit të Betis për dëmtimin e francezit.
Testet mjekësorë kanë konfirmuar një dëmtim muskulor në kofshën e majtë, thuhet në deklaratën e klubit. Lojtari pritet të nisë fazën e rikuperimit, ndërsa koha e rikthimit të tij nuk bëhet e ditur. /abcnews.al