Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Konfirmohet ambasadorja amerikane e re në Shkup

schedule18:50 - 24 Maj, 2019

schedule 18:50 - 24 Maj, 2019

Senati amerikan ka konfirmuar të emëruarën e presidentit Donald Trump për ambasadore në Maqedoninë e Veriut. Kejt Meri Bërns do të drejtojë selinë diplomatike amerikane në Shkup e fokusuar në 3 prioritete: stabilitet, siguri dhe të drejtat e njeriut.

Besimin e Senatit e mori prej se një muaj e gjysmë ishte në seanca dëgjimore në Komitetin për Politikë të Jashtme. Në prioritetet e saja si ambasadore e ardhshme e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut i ka potencuar stabilitetin, sigurinë dhe përparimin e të drejtave të njeriut.

Sipas saj, kjo mund të sigurohet vetëm me ndërtimin e institucioneve të fuqishme e të pavarura. Ajo angazhohet për partneritet të fuqishëm me Maqedoninë e Veriut, që do të konfirmohet me anëtarësimin në NATO.

Bërns ishte kyçur në mënyrë aktive në shprehjen e qëndrimeve amerikane dy vitet e kaluara- nga Marrëveshja e Përzhinës, Prokuroria Speciale Publike, pastaj kriza politike e deri tek ngjarjet e 27 prillit. Për Kejt Meri Bërns, thuhet se është diplomate e karrierës, veterane me 24 vite përvojë pune.

Deri më tani ka punuar si Këshilltare për Marrëdhënie me opinionin në Ambasadën e SHBA-së në Madrid-Spanjë, ka qenë përfaqësuese e lartë civile e Departamentit të shtetit në grupin operativ Baston/Bronko në aeroportin Xhalalabad në Afganistan dhe këshilltare për marrëdhënie me opinionin në Misionin e SHBA-së në NATO.

Kejt Mari Bërns ka magjistruar në Universitetin Xhorxhtaun në Uashington. Flet gjuhët, spanjolle, hungareze dhe turke. Nga Shtatori i vitit 2017 ajo ka punuar si zv/ambasadore në Ambasadën amerikane në Athinë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!