Konfirmohen dy raste të reja me COVID-19 në Sarandë

schedule22:47 - 4 Gusht, 2020

schedule 22:47 - 4 Gusht, 2020

Në Sarandë janë konfirmuar dy raste të reja me koronavirus. Mësohet se rastet e konfirmuara janë në fshatin Kulluricë dhe Bashkia Finiq.

Burime për “ABC News” bëjnë me dije se kishin pak ditë që kanë ardhur nga Greqia ku edhe dyshohet se janë infektuar.

Ndërkohë ka nisur hetimi epidemiologji i rasteve dhe po sipas informacioneve bëhet me dije se dy personat janë karantinuar.