Konfirmohen 45 viktima, Joveski: Nuk kam dyshime për trup tjetër në autobus

schedule14:47 - 26 Nëntor, 2021

schedule 14:47 - 26 Nëntor, 2021

Në autobusin e djegur në Bullgari është gjetur edhe një trup tjetër i një udhëtari të vdekur dhe bëhet fjalë për një person më të ri. 45 udhëtarë humbën jetën dhe 7 u dërguan për mjekim. Kështu bëri të ditur sot në një konferencë për media prokurori publik i shtetit, Ljubomir Joveski.

Kësisoj, ai ka konfirmuar se tashmë është e qartë se ka 45 viktima dhe 7 të lënduar në aksidentin tragjik.

“Jam i bindur se nuk asnjë dyshim në gjetjen edhe të një trupi në autobusin e djegur, pasi fotografitë që edhe ju i patë tregojnë se bëhet fjalë për dëmtim të madh të autobusit. Autobusi, nga vendi i fatkeqësisë është dërguar në vend tjetër ku janë dhënë urdhër për ekspertiza të caktuara në pjesën rregullshmërisë teknike për shpërthimin e zjarri”, tha Joveski.

Ai tha se sot në Maqedoni kanë mbërritur përfaqësues të prokurorisë bullgare, ndërsa nesër do t’u dorëzohen analizat e ADN-së nga familjarët e të ndjerëve. Atyre do t’u dorëzohet edhe dokumentacioni i sekuestruar nga “Besa Trans”, të dhënat e regjistrimit të autobusëve dhe të dhënat nga Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit.

Ndërkaq Shërbimi i hetuesisë kombëtare në Bullgari më herët njoftuan se pas kontrollit shtesë në autobusin e djegur, është gjetur edhe një trup i pajetë. Me këtë, dëshmohet se në aksidentin e 23 nëntorit jetën e kanë humbur 45 persona.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!