Konfirmohen 3 viktima dhe 168 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

schedule16:20 - 9 Korrik, 2020

schedule 16:20 - 9 Korrik, 2020

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën me dije se 3 pacientë me koronavirus kanë humbur jetën.

Ndërkohë mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 1.470 testime prej të cilave janë regjistruar 168 raste të reja me COVID-19.

Gjithashtu po sipas Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se ditën e sotme janë konfirmuar 70 pacientë të shëruar me koronavirus.

Sakaq në Maqedoninë e Veriut janë bërë 72.690 testime me koronavirus.

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i personave të infektuar është 7.527, numri i të shëruarëve 3.624 dhe numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 362.