Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Konfirmohen 2 raste të reja, shkon në 24 numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë

schedule22:02 - 20 Mars, 2020

schedule 22:02 - 20 Mars, 2020

Ka shkuar në 24 numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Dy personat e konfirmuar mbrëmjen e së premtes janë një grua 53-vjeçare nga Suhareka dhe një 43-vjeçar nga Gjakova.

Sipas IKSHPK, bëhet fjalë për dy persona që kanë pasur kontakt me personat tjerë që dolën pozitiv me koronavirus.

Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet:



“Sot me 20.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 77 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe dy prej tyre janë pozitive. Të dy rastet pozitive janë raste kontakti, njëra prej tyre, me vendbanim në Suharekë ,e gjinisë femër, 53 vjeçare dhe tjetri me vendbanim në Gjakovë i gjinisë mashkullore i moshës 43 vjeçare. Nga data 08.02.2020 deri me 20.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 417 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej njëzet e katër raste kanë rezultuar pozitive.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!