Në 24 orët e fundit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 186 raste të reja me Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi se nga 1, 674 teste të kryera, rastet e reja janë konfirmuar: Shkup-56, Kumanovë-16, Shtip-8, Prilep-7, Tetovë-10, Strugë-6, Strumicë-12, Kriva Pallankë-3, Radovish-2, Koçanë-17, Probishtip-1, Makedonski Brod-1, Valandovë-1, Dellçevë-1, Sveti Nikollë-2, Kërçovë-3, Resnje-1.
Po ashtu, brenda ditës, betejën me sëmundjen e humbën 7 qytetarë ndërsa 85 të tjerë u shëruan. s.b/abcnews.al/


