Konferenca në Zvicër për Ukrainën/ Medvedev: Pa pjesëmarrjen e Rusisë, çdo vendim është i pavlefshëm

schedule15:09 - 21 Maj, 2024

schedule 15:09 - 21 Maj, 2024

“Çfarëdo vendimi që do të dalë nga konferenca për Ukrainën, të cilën autoritetet zvicerane planifikojnë ta mbajnë në 15-16 qershor në Burgenstock Resort, do të jenë të pavlefshme”.

Kështu u shpreh të martën zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev, shkruan Tass.

“Konferenca për Ukrainën në Zvicër është pothuajse afër,” tha Medvedev në llogarinë e tij në rrjetin social X.

.”Është e qartë se rezultati i këtij takimi do të jetë i pavlefshëm: bisedimet e paqes nuk zhvillohen kurrë vetëm me një palë në konflikt”, shtoi ai./abcnews.al