Konferenca Mjekësore e FIFA-s/ Plot 211 shoqata mblidhen në Boston, ndër to edhe Shqipëria

schedule14:16 - 9 Shkurt, 2024

schedule 14:16 - 9 Shkurt, 2024

FIFA ka organizuar Konferencën Mjekësore në Boston të SHBA-së, ku të pranishëm me përfaqësuesit e tyre ishin të 211 shoqatat anëtare të FIFA-s . Në këtë konferencë dy ditore, Shqipëria u përfaqësua nga drejtuesi i Sektorit të Mjekësisë Sportive në FSHF, i cili është edhe Doktori i Kombëtares, Gianluca Stesina , si edhe nga Doktoresha e Kombëtares së vajzave, Genta Nallbani.

Konferenca nisi me fjalimin e Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, i cili përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit dhe vlerësoi rëndësinë e madhe që ka kjo konferencë në bashkimin e mjekësisë së futbollit në nivel global.

Në konferencën mjekësore të FIFA-s gjatë dy ditëve janë diskutuar disa tema shumë të rëndësishme të cilat lidhen drejtëpërdrejt me mjekësinë në futboll, trajtimin e dëmtimit te sportistët, sfidat dhe risitë, duke i dhënë një vëmendje shumë të madhe shëndetit të futbollistëve në fushën e lojës. /FSHF

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!