Kuvendi do të mblidhet tre herë në seancë plenare gjatë javës së ardhshme. Në mbledhjen e sotme të Konferencës së kryetarëve janë caktuar tre seanca të njëpasnjëshme.
Duket se zhvillimet intensive të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore kanë sjellë një agjendë të ngjeshur të Kuvendit.
Ndërkohë brenda këtij harku kohor prej 7 ditësh pritet të mbahet një tjetër seancë plenare pasi ditën e nesërme Kuvendi do të mblidhet sërish, ku pritet të votohet marrëveshja e 5 qershorit.
Dy çështje të tjera të ngutshme janë edhe ndryshimet Kushtetuese si dhe raporti përfundimtar për Metën, ku PS tërhiqet nga shkarkimi i tij./abcnews.al

