Konferenca e FMN dhe Bankës Botërore

schedule14:30 - 16 Tetor, 2017

schedule 14:30 - 16 Tetor, 2017

 

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka marrë pjesë në Mbledhjet Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore, të zhvillura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në takimet e zhvilluara, Guvernatori Sejko tha se aktiviteti ekonomik në vend po shënon përmirësim, ndërsa theksoi se Banka e Shqipërisë do të vijojë të mbështesë përshpejtimin e aktivitetit ekonomik.

Në deklaratën për shtyp të Komitetit Monetar e Financiar të FMN-së theksohet se trendi rritës i aktivitetit ekonomik global vijon, bashkë me përpjekjet për një rritje më të lartë, të qëndrueshme e me bazë të gjerë. Parashikimet po forcohen, ndonëse rimëkëmbja nuk është ende e plotë, sipas deklaratës për shtyp, bërë nga komiteti Monetar dhe Financiar i FMN-së.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!