Geoffrey Kondogbia nuk ka lënë kujtime pozitive te tifozët e Interit. Mesfushori u transferua nga Monaco te skuadra zikaltër në verën e vitit 2015, por aventura e tij në “San Siro” zgjati vetëm dy vite.
Prej gushtit të vitit 2017 është pjesë e Valencias dhe 27-vjeçari është rikthyer lojtari potent në La Liga. Në një prononcim për Gazzetta dello Sport, Kondogbia i rikthehet problemeve të hasura tek Interi, miqtë që ka lënë atje dhe zbulon mesazhin e trajnerit Spalleti.
“Tek Interi u rrita si person dhe si futbollit. Sezoni i dytë ishte shumë i vështirë. Në stol u bënë shumë ndryshime, De Boer, Vecchi dhe Pioli. U krijua një ambient i vështirë, por ishte një eksperiencë që më vlejti. Kam ende disa miq si Brozovic, Handanovic dhe Ranocchia. Spalletti më dërgoi një sms pasi u largova drejt Valencias.
Më shkruajti pak a shumë këto fjalë: ‘Paç fat, por do të pendohesh’. Ai kreu një gjest vlerësimi në formë humori. Unë ndihesha mirë me Spalletin, trajneri dëshironte të qëndroja tek Interi, por unë e kisha marrë vendimin tim“, komenton mesfushori i Valencias. /abcnews.al