Kondicioneri është i pashmangshëm në verë, si ta përdorni pa ju “djegur” shumë xhepi

schedule14:24 - 4 Qershor, 2022

schedule 14:24 - 4 Qershor, 2022

Këtë vit, vera ka nisur herët me temperatura të larta nga muaji maj dhe për rrjedhojë shumë njerëz kanë përdorur kondicionerët. Me çmimet tepër të larta të energjisë elektrike, duhet të gjejmë mënyra për të përdorur siç duhet kondicionerin duke kursyer para.

Sipas inxhinierit Vasilis Kokkotas, elementi parësor për një përdorim ekonomik të kondicionerit është mirëmbajtja e tij. Larja e filtrave ka një efekt kursimi nga 5 deri në 10 përqind ndërsa shërbimi duhet bërë të paktën një herë në vit pasi kondicioneri që nuk mirëmbahet harxhon 30 deri në 40% më shumë.

Ndiqni 5 hapa të thjeshtë për të arritur jo vetëm kushte të përmirësuara brenda hapësirës me ajër të kondicionuar, por edhe ekonomi në konsum:

1. Përdorim i arsyeshëm

Ne e përdorim kondicionerin vetëm kur është absolutisht e nevojshme, përveç rasteve kur i përkasim grupeve vulnerabël. Kur nuk ka njeri në dhomë, e fikim plotësisht atë, ndërsa në rast se e ndezim natën, duhet ta fikim pak para gjumit.

2. Vendosja e saktë e temperaturës

Shmangni temperaturat ekstreme pasi e vetmja gjë që arrini është shpërdorimi i energjisë, ndërkohë që dhoma nuk ftohet më shpejt.

3. Gjithashtu kombinoni mënyra natyrale të ftohjes

Mbyllni grilat pse perdet, ulni tendat në mënyra që hapësira të mbrohet nga rrezet e diellit direkte, sidomos në mesditë. Në këtë mënyrë ftohja është më e shpejtë dhe më ekonomike.

4. Ripërtërini ajrin

Është shumë e rëndësishme të rinovoni rregullisht ajrin në dhomat me ajër të kondicionuar. Sigurisht që nuk duhet ta teproni duke lënë të hapura të gjitha dritaret e një dhome, pasi kjo bën që të harxhoni më shumë energji me kondicionerin.

5. Pastrimi dhe mirëmbajtja

Mirëmbajtja e rregullt dhe pastrimi i duhur i kondicionerit ndihmon jo vetëm jetëgjatësinë e tij dhe shmangien e defekteve mekanike të kushtueshme, por edhe përmirëson cilësinë, higjienën dhe performancën, duke reduktuar kështu konsumin e energjisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!