South Outdoor Festival i ka dhënë gjallëri fshatit turistik të Borshit. Përgjatë gjithë të dielës turistët dhe banorët janë argëtuar përmes aktiviteteve sportive dhe muzikore. Mbrëmja e edicionit të katërt ka kulmuar me një koncert madhështor ku mori pjesë grupi me famë ndërkombëtare Nana. Lideri i së cilit përshëndeti shqip.
Prej pandemisë pjesëmarrja këtë vit është e kufizuar, por alegria nuk mungoi. Organizatorët e festivalit tregojnë se evente të tilla do të zgjerohen dhe në zonë të tjera turistike.
“Jam i lumtur që jemi në sezonin e katër në Borsh, ” thotë Eraldo Rexho.
“Synojmë të fuqizojmë ekonominë lokale. Në edicionin e ardhshëm do përfshihen me shumë zona,” shprehet organizatori Bledar Leka.
South Outdoor Festival është një projekt, që mbështet nga qeveria gjermane dhe implementohet në Shqipëri nga GIZ. /abcnews.al