Koncert bamirësie në Cërrik për të ndihmuar vogëlushin me leuçemi

schedule18:00 - 26 Janar, 2022

schedule 18:00 - 26 Janar, 2022

Bashkia e Cërrikut organizoi pasditen e sotme një koncert bamirësie ku të ardhurat nga biletat shkuan për kurimin e Aleksandros, 12-vjeçarit që po lufton me leuçeminë. Në koncert ishin emra të njohur të skenës shqiptare.

“Bashkë për Aleksandron ♥️Ndaj me ju iniciativën më humane dhe të veçantë që Bashkia Cërrik ka ndërrmarë në emër të jetës, në emër të #Aleksandros . Organizojmë një koncert bamirësie, ku shitja e biletave do të shkojë si kontribut për kurimin e Aleksandros.

#Aleksandro është vetëm 12 vjeç dhe po lufton çdo ditë tashmë të mposht një sëmundje që ka rënduar shëndetin e tij. Por Aleksandro këtë herë nuk është vetëm, jemi bashkë si një familje e madhe dhe në familje as kush nuk lihet vetëm apo braktiset…

Faleminderit kujtdo nga zemra; këngëtarë, aktorë, Dj, moderator, kompani ndriçimi, biznese, punonjësit e administratës së bashkisë Cërrik, të cilat na janë bashkuar në këtë mision fisnik” ishte mesazhi i kryetarit të bashkisë Andis Salla.

/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!