Komplot për sulm terrorist, arrestohen 5 femra në Francë

schedule09:04 - 5 Prill, 2021

schedule 09:04 - 5 Prill, 2021

Policia në jug të Francës ka arrestuar 5 femra,  pas dyshimeve për një sulm terrorist në qytetin e Montpellier.

Sipas burimeve të policisë, një vajzë 18-vjeçare që jetonte në Beziers, dyshohet se po planifikonte një sulm në Montpellier. Nëna dhe tre motrat e 18-vjeçares u arrestuan gjithashtu.

Sipas deklaratave të fqinjëve,  18-vjeçarja ndihej krenare për videot e grupit terrorist terrorist të Shtetit Islamik, tha Menard një zyrtar policie për Associated Press. Menard,  tha se ai foli me fqinjët dhe ata ishin të tmerruar.

Ndërkohë, Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin falënderoi shërbimet e inteligjencës për mbrojtjen e qytetarëve francezë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!