Kompletohet stafi i Pirlos, ish-mesfushorit i vjen në ndihmë një kroat

schedule13:51 - 23 Gusht, 2020

schedule 13:51 - 23 Gusht, 2020

Ditën e sotme është bërë zyrtar stafi i plotë që Juventusi do të ketë në sezonin e ardhshëm. Kështu zëvëndësi i Andrea Pirlos do të jetë Igor Tudor. Ish-trajneri i Hajduk Split do të jetë numri dy i bardhezinjve dhe zgjedhur pikërisht për eksperiencën që ka. Pirlo është hera e parë  që drejton një ekip dhe kroati cilësohet si i duhuri nga drejtuesit për t’i ardhur në ndihmë ish-mesfushorit.

Është vetë klubi kroat që ka konfirmuar largimin e trajnerit, i cili ka paguar plot 450.000 euro në arkat e Hajduk për të prishur kontratën. Më parë ai ka drejtuar ekipe si PAOK, Udineze, Galatasaray dhe Karabukspor.

Baronio dhe Antonio Gagliardi do të jenë bashkëpunëtorë teknikë, ndërsa Paolo Bertelli kthehet tek “Zonja e Vjetër” si numri një  i përgatitjes atletike, ku do të punojë me Andrea Pertusio dhe Enrico Maffei. Më poshtë është edhe lista e plotë e stafit të Andrea Pirlos, i cili do të fillojë përgatijet për sezonin e ri ditën e nesërme në Torino. /abcnews.al

STAFI I PLOTË: Zëvëndës Trajner: Igor Tudor;  Bashkëpunëtor teknik: Roberto Baronio; Bashkëpunëtor teknik: Antonio Gagliardi; Shefi i Përgatitjes Atletike: Paolo Bertelli; Trajneri i Atletikës: Andrea Pertusio; Trajneri i Atletikës: Enrico Maffei; Trajner i Portierëve: Claudio Filippi; Përgatitësi i Portierëve: Tommaso Orsini; Menaxheri i Analizës së Ndeshjeve: Riccardo Scirea; Videoanalist: Domenico Vernamonte; Videoanalist: Giuseppe Maiuri

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!