Ky është i pari dhe i vetmi kompleks islamik në vendin tonë. Shumë pak e dinë që ai ndodhet në lagjen “Lejla Talo” në qytetin e Delvinës. Arkeologu Genci Kaçi tregon se ai është ndërtuar prej shekullit 16.
“Është kompleksi i vetëm në Shqipëri, ndërtim i pushtuesve osman, mendohet që është ndërtuar rreth shekullit 16, është një datim që qarkullon në literaturë, rreth vitit 1673, në fillim është një urë, është çezma. Pjese përbërëse e këtij kompleksi është xhamia mbret. Xhamia këtu ku ndodhemi është xhamia mbret ose xhamia Hymqar në osmanishte, futet te xhamitë me një planimetri katrore, ka përmasa 11 me 11, e veçanta e kësaj është se po ta shohim pjesa e Miharabit është një pjesën jugore dhe jo në pjesën lindore siç e kane në përgjithësi xhamitë që tregojnë edhe drejtimin e Mekës, sepse tregon drejtimin nga duhet të falen besimtarët, është shkatërruar vet xhamia në fund të viteve 70 dhe fillimi i viteve 80, i është rrëzuar çatia, agjentët atmosferikë e kanë shkatërruar pjesën e suvasë dhe pjesën ku ndodheshin shkrimet”, u shpreh Kaçi.
Kompleksi përfshinte një xhami për besimtarët, përfshinte shkollën ose medresenë qe shërbente për të përgatitur hoxhallarët e ardhshme.
“Është e ndaluar të ketë figura engjëjsh ose melekesh, por ka citate nga kurani. Pjesa tjetër që është ne hyrje është një teqe e vogël e cila i përket shekullit 18, është ndërtim i mëvonshëm. Vet kompleksi ka në përbërjen e tij disa ambiente të cilat, i përkasin një medreseje që kanë shërbyer për të përgatitur dhe mësuar hoxhallarët e mëvonshëm, në pjesën perëndimore është një hamam. Kompleksi islamik i xhermehalles ne Delvine është i pari dhe i vetmi në Shqipëri i ndërtuar ne shekullin e 16, i cili ka në përbërje gjithë ambientet si xhaminë, medresenë, ambientet e gatimit dhe hamamit për te përmbushur gjithë nevojat e besimtareve. Sot nuk është me ne funksion të besimtarëve por është një monument i cili vizitohet nga turistë të shumte vendas edhe të huaj”, deklaroi ai.
Ka qenë i vetmi vend që i rezistoi edhe prishjeve të objekteve fetare nga komunizmi, por u shkatërrua vetvetiu nga agjentët atmosferike ndër vite.
“Kjo xhami ka një format katror, ka pasur një harkade me 3 harqe që dallohet nga pjesa e kolonave, në pjesën perëndimore dallojmë pjesën e minares, sepse pjese ku këndon hoxha ose pjesa e Minderit është e dëmtuar, ka qene prej druri. Sot kjo xhami nuk është funksionale, është rrezuar në fund të viteve 1970, nuk ka pasur një shkatërrim të dhunshëm, nga njerëzit apo revolucioni është shkatërruar vet, sepse nuk po frekuentohej me vet përmasat e kësaj xhamie tregojnë se këtu ka jetuar një komunitet i madh se po te shohim në hyrje të kalasë është një tjetër xhami qe shërbente për divizionin qe banonte ne kala”, theksoi arkeologu.
Ky kompleks ne 10 qershor 1973 është shpallur monument kulture i kategorisë së parë. Ka pasur disa rikonstruktime ndër vite.
Kompleksi i është nënshtruar disa ndërhyrjeve restauruese financuar nga Ministria e Kulturës, njërën nga restaurimet qe u bë në pjesën e shkollës u restaurua ne vitin 2014, ka përfituar një restaurim tjetër qe u be sivjet ne pjesën e xhamisë e cila kishte nje dëmtim nga axhendet atmosferik dhe njëkohësisht ne vitin 2018 eshte restauruar pjesa e hamamit nga nje projekt i nje studioje italiane sigurisht qe ka nevoje për përkujdesje te vazhdueshme, është një ambient qe vizitohet nga turistet por nuk shërben më për besimtaret, turistet janë të shumte, janë ata turistë që vijnë me guida vet, ose i shoqërojnë me guaida shoqëritë turistike të Sarandës.
Ambientet ketu janë ambientet qe kane shërbyer si shkolle te restauruara në vitin 2014, pjesa e hyrjes eshte nga poshtë sepse andej është edhe pjesa e hamamit, duket pak ambjent i vogël por shumica është shkatërruar dhe nga rrëshqitjet e terrenit nga lagështira, nga prania e ujit, dallojmë pjesën e kuzhinës, ku gatuhej dhe shërbehej te pjesa e oxhakut, përveç këtyre ambienteve ne krahun e majte tonin ka qenë edhe një imaret i cili eshte shkatërruar dhe nuk ka më gjurmë të tij, ka qenë i ndërtuar me tjegulla dhe tulla, dhe te hamami ka mbetur vetëm një pjesë, pjesa e oxhakut dhe zjarrit ku uji ngrohej edhe shndërrohej ne avull, ka mbetur edhe dhoma e brendshme ku kryej larja”, tha ai.
Sot ky vend është një nga atraksionet turistike me te rëndësishme te qytetit te Delvinës. Turiste te huaj dhe vendas e vizitojnë këtë monument te shoqëruar nga guidat e shoqërive turistike te Sarandës./abcnews.al