Bayern Munich mund të ndryshojë verën e Joshua Zirkzee. Sipas medias gjermane, klubi bavarez, në fakt, është gati të ndryshojë strategjinë në lidhje me qendërsulmuesin holandez, i freskët nga një sezon fantastik me fanellën e Bolognas.
Në veçanti, Bayern do të ishte gati të kthente Zirkzee në Gjermani, për ta bashkuar me Harry Kane në një sulm që është i komplikuar për t’u menaxhuar, por me “yje”.
Kjo lëvizje e mundshme mund të ndodhë falë një kërkesë specifike të Vincent Kompany, trajner i ri i skuadrës bavareze.
Ish-mbrojtësi, në fakt, tashmë e ka trajnuar Zirkzee gjatë kohës së tij tek Anderlechti dhe i vlerëson cilësitë e tij.
Nëse konfirmohet, ky ndryshim kursi do të çrregullonte planet e skuadrave të ndryshme të Serisë A, Milan dhe Napoli mbi të gjitha, të interesuara për Zirkzee.
Bayerni, i cili mund t’i garantojë lojtarit një pagë më të lartë, favorizohet qartë edhe nga mekanizmi i klauzolës 40 milionë euro. Por më një ndryshim të madh: gjermanët do të merrnin 40 për qind të shumës në rast rishitjeje nga Bologna. Kjo do të thotë se në rast se e merr Bayerni, klubi italian fiton më shumë./ h.ll/abcnews.al