Ceremonia e marrjes së mandatit të dytë presidencial të Donald Trump po i jep atij dhurata të majme nga kompanitë prestigjozë të botës.
Pas kompanisë së automjeteve Ford, kompania Toyota vendosi të dhurojë plot 1 milion dollarë për ceremoninë e presidentit Trump. Sipas deklaratës së zëdhënësit të kompanisë, donacioni konsiston vetëm në shumë monetare dhe jo në automjete, siç dhuroi kompania Ford.
Tarifat e propozuara nga Trump për importet nga Meksika dhe Kanadaja do të prekin shumë prodhues automjetesh në Amerikën e Veriut, përfshirë Toyota-n, e cila prodhon kamionin Toyota Tacoma në Meksikë.
Presidenti i ardhshëm gjithashtu ka për qëllim të shqyrtojë shumë nga politikat e presidentit demokrat Joe Biden mbi automjetet elektrike dhe emetimet.
Kompani të tjera të mëdha, përfshirë Amazon (AMZN) dhe Meta Platforms (META) gjithashtu kanë dhuruar për ceremoninë e marrjes së mandatit.