Kompania Meta gjobitet me 1.2 miliard euro për shkeljen e rregullave të BE-së

schedule15:12 - 22 Maj, 2023

schedule 15:12 - 22 Maj, 2023

Kompania Meta, që ka në pronësi Facebook-un, është gjobitur me një shifër rekord prej 1.2 miliard eurosh, për shkak të transferimit të të dhënave të përdoruesve të Bashkimit Evropian në Shtetet e Bashkuara. Ky transferim i të dhënave është bërë në kundërshtim me një vendim paraprak gjyqësor, tha rregullatori në Irlandë më 22 maj.

Komisioni irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave, që vepron në emër të Bashkimit Evropian, tha se Bordi evropian për Mbrojtjen e të Dhënave ka urdhëruar vendosjen “e gjobës administrative në prej 1.2 miliard eurosh”, shkruan REL.

Komisioni irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave ka hetuar transferimin që ka bërë Meta të të dhënave personale të përdoruesve nga BE-ja në SHBA që nga viti 2020.

Ky hetim gjeti se Meta, që ka selinë evropiane në Dublin, ka dështuar “të adresojë rreziqet e të drejtave fundamentale dhe lirive të të dhënave të përdoruesve” që paraprakisht ishin identifikuar se u ishin transferuar të dhënat, sipas vendimit të Gjykatës për Drejtësi të Bashkimit Evropian.

Kjo gjykatë interpreton ligjet e BE-së dhe sigurohet që ato të aplikohen në të njëjtën mënyrë në të gjitha shtetet anëtare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!