Kompania më e madhe në botë e shkëmbimit të kriptovalutës nën hetim

schedule15:15 - 14 Maj, 2021

schedule 15:15 - 14 Maj, 2021

Kompania për shkëmbimin e kriptovalutave, Binance po hetohet nga Shërbimi për të Ardhurat dhe Departamenti i Drejtësisë, raporton Bloomberg.

E themeluar në vitin 2017, Binance është shkëmbimi më i madh i kriptovalutave në botë. Sipas Bloomberg , Komisioni i Tregtimit të Ardhmërisë së Mallrave (CFTC) në SHBA ka hetuar nëse Binance i ka lejuar amerikanët të bënin tregti të paligjshme në platformën e saj.

Qytetarët amerikanë mund të blejnë vetëm disa lloj produktesh nga firmat e regjistruara në CFTC.   Binance ka bllokuar amerikanët të kryejnë transaksione të paligjshme në faqen e saj të internetit, duke paralajmëruar se personat që shkelin rregullat do t’u ngriheshin llogaritë.

Firma për analiza Cryptocurrency Chainalysis raportoi se në vitin 2019, rreth 756 milionë dollarë që përfshinin kriptomonedhën Bitcoin kaluan përmes Binance. Kompania nuk ka komentuar rreth kësaj çështje por sipas burimeve do t’i marrë përsipër të gjitha detyrimet ligjore.

“Ne kemi punuar shumë për të ndërtuar një program  të mirëfilltë që përfshin parimet dhe mjetet e pastrimit të parave të përdorura nga institucionet financiare për të zbuluar dhe adresuar veprimtari të dyshimta,” tha zëdhënësi i kompanisë./abcnews.al

.