Kompania Mattel bën ofertën speciale për të apasionuarit e lojës “Uno”

schedule18:31 - 4 Gusht, 2023

schedule 18:31 - 4 Gusht, 2023

Kompania e lodrave Mattel është në kërkim të një vullnetari, të cilit do t’i kërkohet të luajë Uno gjithë ditën dhe për një muaj, duke i ofruar një pagë totale prej më shumë se 17,000 dollarë.

Pas publikimit të filmit Barbie, Mattel po përpiqet të transferojë marketingun e saj në një produkt tjetër të saj. Këtë herë është loja e njohur me letra Uno, për të cilën kompania po kërkon ekskluzivisht një lojtar me përvojë në tregun e Shteteve të Bashkuara, të cilit do t’i kërkohet të prezantojë një variant të ri që do të dalë në të ardhmen e afërt, Uno Quattro.

Kushdo që fiton vendin e punës do të fitojë 4,444,44 dollarë në javë gjatë një periudhe katër javore. Fituesi me fat do të luajë Uno Quatro për katër orë çdo ditë dhe katër ditë në javë në një ambient të vendosur në Nju Jork.

Aplikantët për këtë pozicion duhet të jenë të paktën 18 vjeç dhe banorë të Shteteve të Bashkuara. Për të aplikuar, ata thjesht duhet të bashkojnë në profilin e tyre në TikTok videon që Uno ka lançuar për këtë punë. Më pas, ata duhet të prezantojnë veten dhe t’u përgjigjen katër pyetjeve në lidhje me përvojën e tyre me lojën me letra.

Aplikimet do të pranohen deri më 10 gusht. Mattel pret që të paktën punëtorët të fillojnë punë më 13 shtator.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!