Duke marrë shkas nga situata e pandemisë së Covid-19, kompania e njohur kineze Huawei ka krijuar smartphonin e ri të quajtur “Honor Play 4 Pro”, i cili mund të masë temperaturën e njerëzve. Honor Play 4 Pro ka një sensor në kamerën e pasme, që mund të masë temperatuën duke e vendosur telefonin në ballë.
Telefoni do të kushtojë 420 dollarë, bashkë me sensorin e temperaturës ose 407 dollarë, pa të. Play 4 Pro do të ketë një spektër të zgjeruar të temperaturës, duke filluar nga -20 gradë Celcius, deri në 100 gradë Celcius. /abcnews.al