Kompania i falimentoi nga pandemia/ Manjati kryen vetëvrasje, hidhet nga kati i 20-të i një hoteli

schedule15:55 - 18 Korrik, 2024

schedule 15:55 - 18 Korrik, 2024

Manjati J. Michael Klein i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i 20-të i një hoteli luksoz në Manhatan. 64-vjeçari, baba i gjashtë fëmijëve u hodh nga hoteli pas falimentimit të biznesit të tij gjatë pandemisë.

Klein, bashkëthemelues i kompanisë së biletave të filmit Fandango, u hodh nga The Kimberly Hotel.

Ai zotëronte disa shtëpi miliona dollarëshe në Hamptons në Long Island, Nju Jork, Greenwich, Connecticut dhe Palm Beach, Florida. Një prej tyre është një rezidencë me vlerë 20.75 milionë dollarë buzë liqenit, të cilën ai e bleu gjatë pandemisë në dhjetor 2020.

Kompania e tij falimentoi pas një humbje fitimesh në 2023.

/abcnews.al