Kompania Exor: Gianluca Ferrero zgjidhet president i ri Juventusit

schedule09:48 - 29 Nëntor, 2022

schedule 09:48 - 29 Nëntor, 2022

Gianluca Ferrero do të zgjidhet president i Juventusit. Kjo është raportuar nga kompania Exor:

“Duke iu referuar vendimeve të marra dje nga Bordi Drejtues i Juventusit dhe në funksion të mbledhjes së aksionarëve të thirrur për 18 janar 2023, Exor njofton se do të emërojë Gianluca Ferrero President i Juventusit. Ferrero zotëron përvojë solide dhe aftësitë e nevojshme teknike, si dhe një pasion të vërtetë për klubin e Juventusit, të cilat e bëjnë atë personin më të përshtatshëm për të plotësuar pozicionin. Exor do të komunikojë listën e plotë të kandidatëve për rinovimin e bordit drejtues brenda afateve të ligjit, pra 25 ditë para mbledhjes së datës 18 janar.

Kush është Gianluca Ferrero?

Gianluca Ferrero lindi në Torino në vitin 1963, u diplomua në Ekonomi në 1988, ai është kryetar i bordit të audituesve ligjorë të Fincantieri, Luigi Lavazza, Biotronik Italia, Praxi Intellectual Property, P. Fiduciaria, Emilio Editore, Lavaz,  Nuo dhe Lifenet. Ai mban pozicionin e auditorit ligjor në Fenera Holding. Ai është nënkryetar i bordit të drejtorëve të Banca del Piemonte dhe anëtar i bordit të drejtorëve të Italia Independent Group, Lol srl dhe Pygar srl. /G.D abcnews.al/