Kompania e Donald Trump akuzohet për krime me taksat

schedule22:12 - 1 Korrik, 2021

schedule 22:12 - 1 Korrik, 2021

Kompania e ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe shefi i saj i financave janë akuzuar për krime të lidhura me taksat.

Allen Weisselberg, 73 vjeç, u dorëzua të enjten në mëngjes tek autoritetet në Nju Jork, ku u akuzua më vonë për shmangien e taksave për të ardhurat me vlerë 1.7 milion dollarë.

Avokatët e Organizatës Trump dhe Weisselberg janë deklaruar të pafajshëm për mashtrim tatimor. Weisselberg “do të luftojë këto akuza në gjykatë”, thanë avokatët e tij.

Asnjë akuzë nuk u ngrit kundër Trump personalisht, megjithëse Qyteti i Nju Jorkut tashmë ka ndërprerë lidhjet e biznesit me ish-presidentin e fajësuar dy herë.

Organizata Trump është një kompani që zotëron hotele, klube golfi dhe prona të tjera.

Akuzat penale janë të parat që lindin nga hetimet e gjata për mashtrim të pohuar nga të dy prokurori i rrethit Manhattan dhe prokurori i përgjithshëm i shtetit. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!