Kompania britanike Thomas Cook pranverën e ardhshme në Shqipëri

schedule20:31 - 25 Shtator, 2018

schedule 20:31 - 25 Shtator, 2018

Duke filluar nga pranvera e ardhshme kompania britanike Thomas Cook e njohur për ofrimin e shërbimeve në destinacionet më atraktive turistike, do të jetë e pranishme edhe në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ishte  i pranishëm në prezantimin e shërbimeve që kompania  do të ofrojë në vendin tone.

“Shpresoj shumë që ju nuk do ta kufizoni aktivitetin tuaj vetëm me hotelet që mund të gjeni, por të mendoni të investoni” u shpreh shefi i qeverisë.

Kryeministri informoi të pranishmit se  së shpejti nis  aeroporti i Vlorës, çka do të lehtësojë sjellje e vizitorëve drejt Jugut. Gjithashtu shefi i qeverisë tregoi edhe ambicien peër ndërtimin e një tjetër aeroporti në Sarandë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!