Greva e përgjithshme e personelit të fluturimit ka detyruar kompaninë ajrore Lufthansa të anulojë 1300 fluturime në dy ditë për një total prej 180 mijë pasagjerësh.
Greva ka nisur në orën 23. Të së mërkurës dhe do të vazhdojë deri në 23.00 të së premtes. Në Frankfurt, situata në aeroport është e qetë pasi pasagjerët janë lajmëruar në kohë për anulimin e fluturimeve.
Sindikata e personelit të fluturimeve këmbëngul për grevë pasi Lufthansa nuk pranon negociata për disa çështje, dhe pse është pranuar rritja e pagave prej 2 për qind, më shumë se sa ishte kërkuar./abcnews.al