Ministrja e e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka thënë në një konferencë për mediat se i takon prokurorisë të kryejë verifikime për subjektet që blinin dhe shisnin kompani në mënyrë fiktive.
Ajo gjithashtu pranoi se ndër kompanitë e referuara, ka edhe nga ato që kanë pasur lidhje me inceneratorët.
“Pjesë e subjekteve, që siç thashë kanë qenë 20 fiktiv, bashkë me to kemi referuar gjithë blerësit dhe shitësit, nuk është një numër i vogël dhe jo domosdoshmërisht të gjithë janë evazorë. I takon prokurorisë të kryejë verifikime. Duhet një verifikim i plotë për punimet e çdo subjekti. Pjesë e tyre kanë qenë edhe kontraktorë dhe kompani të lidhura me inceneratorët që nuk janë dërguar në Gjykatë. Nuk mund të shprehem për të gjithë listën e kompanive se janë procedura sekrete”, tha ministrja.
Ajo shtoi gjithashtu se në inceneratorin e Tiranës punimët e përfunduara zënë 20% të vlerës totale të ndërtimit.
“Sa i përket punimeve, sigurisht që jemi përgjegjës jo vetëm si ministri, për të ndjekur dhe raportuar ecurinë e të gjithë kontratave koncesionare. Secila kontratë është në fazat përkatëse sipas kontratave. Në Tiranë kohëzgjatja ëhstë 30 vjte. Dhe faza aktuale është faza e ndërtimit dhe operimit. Punimet civile që janë të përfunduara zënë më pak se 20% të vlerës totale të ndëritmit, janë dorëzuar dhe janë në kantier pajisjet e kapanonit të ndërtimit”, tha Ibrahimaj.