Ditën e nesërme, Komisioni Rregullator do të mblidhet për të vendosur parametrat e fletës së votimit që do të përdoret në zgjedhjet e 25 Prillit. Mbledhja do të zhvillohet në orën 17:30 të pasdites.
“Komisioni Regullator, ditën e premte, më datë 26.02.202, ora 17:30, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:
Shqyrtimi i projekt-vendimit: “Për miratimin e specifikimeve teknike të fletës së votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë nuk ka ende një datë se kur do të miratohet modeli i fletës së votimit. Pritet që deri me datë 7 mars partitë politike të kenë të mbyllur dhe listën me emrat e kandidatëve për deputet./mv.abcnews.al