Komisioni për Sigurinë Kombëtare, Salianji: Janë shpenzuar mln euro, Shqipëria pa asnjë mbrojtje

schedule13:23 - 25 Tetor, 2022

schedule 13:23 - 25 Tetor, 2022

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka folur për mediet pas përfundimit të Komisionit të Sigurisë për sulmet kibernetike.

Salianji tha se në vendin tonë nuk ka asnjë siguri për mbrojtjen e dhënave, edhe pse janë shpenzuar miliona para për mbrojtjen.

“Nuk ka siguri për mbrojtjen e të dhënave ndonëse janë shpenzuar miliona para. Një ndër shqetësimet e mia është se ka cenim të besueshmërisë për policinë e shtetit. Sipas tyre të dhënat e TIMS nuk janë sensitive, ndërsa për ne jo vetëm cenojnë besimin, por edhe privatësinë e qytetarëve. Ne nuk e dimë ende sot deri në cilin nivel ka shkuar hakerimi dhe si kanë hyrë hakerat në një sistem të mbyllur dhe si janë shpenzuar më shumë se 200 milionë euro. Të shpresojmë të mos ketë të dhëna të tjera. Nuk mendoj se ka ndonjë sekret të madh sot kur gjithçka e kanë nxjerrë hakeruesit iranianë”, tha Salianji.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!