Komisioni për shkarkimin, Hyseni: Presidenti bëri fushatë hapur kundër partisë në pushtet

schedule13:21 - 28 Maj, 2021

schedule 13:21 - 28 Maj, 2021

Kryetari i Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, Alket Hyseni ka prezantuar sot raportin përfundimtar. Ndër të tjera, Hyseni theksoi se kreu i shtetit shkeli parimin themelor atë të të qenurit mbi palët.

Ai shtoi se sjellja e presidenti duhet të jetë në unitet dhe ekuilbrues në jetën politikë të vendit dhe kjo jo vetëm në respektimin e Kushtetutës por dhe të perceptohet nga populli si i tillë. Hyseni shprehet se Meta u aktivizua gjë muajit elektoral dhe bëri fushatë kundër partisë në pushtet.

“Presidenti nuk duhet të bëjë pjesë në asnjë parti politike, presidenti duhet të jetë uniteti por edhe duhet të shihet dhe perceptohet nga i gjithë populli si neutral.  Sjellja e Presidentit duhet të përcaktohet si rol ekuilibrues në jetën politikë të vendit dhe nuk përfshihet në lojën e përditshme politike.

Kryetari i shtetit nuk duhet të mbështesë forca të caktuar apo t’i kundërvihet forcave të ndryshme politike. Presidenti bëri një fushatë kundër partisë në pushtet me të gjithë fuqinë institucionale të tij. Edhe ODIHR shkruan se Meta mban një marrëdhënie kritike dhe të ashpër ndaj qeverisë duke ndikuar drejtpërdrejtë në zgjedhje me tonet e tij komfrontuese edhe të nxehta. Në kapacitetin e tij ai bëri fushatë kundër partisë në pushtet”, tha Hyseni.

Lexo edhe: Raporti përfundimtar për Metën, Hyseni: Thirrje të hapura kundër maxhorancës, nxiti konflikt

Më tej ai shtoi, se Meta krijoi një kanal komunikimi ku i ftonte qytetarët të denonconin për situata të ndryshme gjatë fushatës.

“Presidenti ka marrë përsipër të mbledhë denoncime dhe në vend që qytetarët të ndjekin rrugët siç parashikon ligji është ai që i merr përsipër. Kodi Penal i përcakton cilat janë mjetet ligjore për të denoncuar. Kur presidenti përcjell informacion që u vijnë nga qytetarët që nuk përbën ndonjë shkelje, krijon dyshime se publiku nuk ka besim te organet publike. Si mundet qytetarët të kenë besim atëherë tek organet publike, kur organi i shtetit nuk ka këtë besim,” tha Hyseni. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!